Supë me karkaleca
Me pak përbërës në dispozicion do krijoni një vaktë të shpejtë dhe shumë të shijshëm për familjarët tuaj.
500 gr. karkaleca
1 kuti me domate të qëruara
2 thelpinjë hurdhëra
një tufë e vogël majdanoz
1 gotë vere të bardhë
kripë dhe piper i zi
pak vaj ullir
1 spec djegës
Pastroni karkalecat nga koka dhe gëzhualli dhe fija e zezë. Kokën dhe gëzhuallin vendoseni të kavërdisen me pak vaj ulliri, shuani me verë të bardhe dhe shtoni ujë derisa të mbulohen. Lërini të ziejnë për rreth 20 minuta. Filtroni lëngun dhe ruajeni mënjanë.
Grini imët hurdhërat dhe majdanozin, vendoseni të kavërdisen me pak vaj ulliri dhe specin djegës. Shtoni domatet të copëtuara dhe lërini të kavërdisen sëbashku me hurdhërat në zjarë të avashët. Sapo salca të fillojë të trashet dhe shija a tharët e domateve është larguar paksa, kriposeni shtoni piper të zi dhe lëngun e karkalecave që përgatitëm më parë. Lëreni të gatuhet dhe nga mesi i gatimit shtoni dhe karkalecat. Kur supa të ajkoset hiqeni dhe shërbejeni me copa buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂