Supë me fasule dhe tumeric
Nuk ka gjë më shplodhëse se një supë të ngrohtë mbas pune. E meqë po afrojnë çdo ditë e më shumë ditët e ftohta, kjo është ideale. Para se ta përgatisni supën mos harroni të vendosni fasulet në ujë.
300 gr. fasule të bardha
1 qep
2 karrota
1 lugë të vogël tumeric (shafran indie)
kripë dhe piper të zi
1 thelpi hudhër
gjethe qepe të njoma
erëza të freskëta (rozmarin, dafinë, trumëz)
3-4 lugë vaj ulliri
Grini imët qepën, karrotat dhe hudhrën dhe vendoseni të kavërdisen me vajin e ullirit. Shtoni dhe fasulet në të dhe kavërdisi për disa minuta, mbulojini me lëngun vegjetal dhe shtoni brënda dhe erezat e freskëta por të lidhura mirë me spango që mos hapen gjatë zjerjes. Vendosni kapakun dhe lëri të ziejnë për rreth 2 orë. Nëse është e nevojshme shtoni akoma lëngë vegjetal. Kur të jetë gati hiqni tufën e erëzave dhe jepini një të grirë të shpejtë me grirësin në zhytje, pak fare mos të bëhet kremtë por të jetë gjysma krem gjysma me kokra të plota të fasules. Rregulloni me kripë, piper të zi dhe tumeric. Shërbejeni me bishta qepe të grirë imët dhe vaj ulliri.
Ju bëftë mirë 🙂