Supë krem presh dhe patate
Kjo nuk ështe një supë alla Julia Child por ka shijen e sajë dhe pse e përgatitur fare thjeshtë.E shoqeruar nga copa buke të thekur është shija ideale për ditët e ftohta të dimrit.
PERBERSIT:
400 gr preshë
250 gr patate
800 ml lëng vegjetal i freskët
100 ml pana ose mundë ta bëni dhe pa të
vaj ulliri
gjalpë
kripë dhe piper i zi
disa copa buke
PERGATITJA:
Prisni preshin dhe patatet në copa dhe vendosini të kavardisen me pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe kur të jene gati shtoni lëngun vegjetalë.Mbylleni tenxheren me kapak dhe lejini të ziejnë per 15-20 minuta.Hiqini nga zjarri dhe me blenderin(mikserin) në zhytje i grijini derisa të behet krem.Vendoseni përseri në zjarrë shtoni panën e freskët nëse keni vendosur ta beni me të,lereni deri sa të mari valë duke e përzier herë pas here që mos ngjitet.Regulloni me kripë dhe piper.Shërbejeni me disa copa buke të thekur, vajë ulliri ekstra të virgjër dhe akoma piper të zi nëse është e nevojshme.
Ju bëftë mirë 🙂