Supë krem me kungull
Supa me kungull është tipike dimërore.Keshtu që ja ku keni një recet si ta përgatisni atë.
PERBERSIT:
1 kungull rreth 500 gr
2 patate
1 qep e bardhë
kripë dhe piper i zi
pak trumëz ne munges të saj rozmarinë te frekët
disa lugë Pana e tharet
vaj ulliri i cilësis së mirë
700 ml lëngë vegjetalë Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut
PERGATITJA:
Pastroni kungullin nga farat dhe fijet e brendëshme.Priteni në copa dhe vendoseni të piqet me pak kripë te trashë dhe disa deg trumëze.Kur të jetë gati,hiqni tulin nga lëkura dhe lëreni mënjanë.Vendosni të piqen dhe disa nga farat e tijë.
Ndërkohë grini qepën dhe vendoseni të kavardiset,shtoni patatet e prera në kubik dhe kungullin.Kavardisini sëbashku dhe shtoni lëngun vegjetalë.Lëreni të gatuhen në zjarrë të mesëm derisa perimet të jenë zijerrë plotësishtë.Hiqeni nga zjarri dhe kalojeni të gjithë masën në mikserin me zhytje ose në blender.Vendoseni përseri kremin e përfituar në zjarrë,shtoni disa luge Pana e tharet dhe duke e përzier lëreni në zjarrë derisa të përfitoni një kremë homogjenë.Regulloni me kripë dhe piper të zi.
Shërbejeni të nxehtë me pak kos sipër ose akoma një lugë pana të tharët dhe farat e kungullit të pjekura dhe të qëruara.
Ju befte mire 🙂