Supë freskuese – avokado, trangull dhe borzilok
Një supë që bëhet shumë shpejtë. E përshtaçme për gjithë famijlen dhe mbi të gjitha shumë e shëndetshme për fëmijet tuaj. Siç ua them për ta mos i shtoni piper dhe hudhra nëse dëshironi. Për ta bërë dhe më elegante dhe të shijshme unë i shtova sipër ca fara lulkuqeje që dhe këto për fëmijt mos i shtoni.
1 avokado
1 trangull
1 thelpi hudhër
disa gjethe borziloku
1 gotë ujë i ftohtë
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë e vogël fara lulkuqeje
pak spec djegës i shkërmoqur
Qëroni trangullin nga lëkurat dhe fara, pastroni dhe avokadon nga lëkura dhe bërthama dhe të gjithë përbërësit vendosini në një blender ku do ti bluani derisa të behet krem. Sipas dëshirës mund ti shtoni akoma pak ujë për ta bërë më të holle. Provojeni nëse ka nevoj akoma për kripë.
Shërbejeni me spec djegës të shkërmoqur sipër, pak vaj ulliri dhe fara lulkuqeje.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Supen sapo e bera. Me pershtypjen qe eshte supe qe i permbushte shijen e shendetshme dhe shume praktike kryesisht ne vere qe tenxherja e nxehte eshte vertet nje arsye per te then qe kte supe e vendosa ne listen e preferencave 😋
Faleminderit