Supë domatesh me bukë të thekërisur dhe djathë të shkërmoqur
U bë më shumë se një muaj tashmë që skam postuar asgjë ne blog, projektet e reja më morën më shumë kohë seç e kisha llogaritur, por ju premtoj që nga mesi i muajit do jem përseri pran jush sepse ky blog më mungon, më mungon t’u tregoj sekret e gatimeve te mia e te ndaj çdo të re me ju.
Më në fund pak kohë t’ua postoj këte recetë meqe akoma në treg shohim domate, …. zgjidhni domate me tul, të ëmbla dhe te pjekura mirë.
4-5 domate “zemër kau”
1 qep
3-4 thelpinjë hudhra
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
disa gjethe borziloku
1 lugë e vogël paprika
700 ml. ujë
Pjesa tjeter:
4 feta buke
pak djathe te bardhe
2 luge fara mikse
Domatet e mëdha pritini në 4- tërsh dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë. Shtoni hudhrat e qëruara, pak vaj dhe vendosni në furrë në 180°C derisa të piqen. Rreth 25-30 minuta ju duhet të karamelizohen mirë.
Prisni qepën dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri sëbashku me disa gjethe borzilok. Kur të jet kaurdisur mirë shtoni në të dhe domatet e pjekura me gjith lëngun që kan formuar gjatë pjekes. Shtoni ujin, paprikan, pak piper të zi akoma pak kripë dhe lërini të gatuhet derisa lëngu të ajkoset dhe te trashet.
Bluajeni masën me grirësin në zhytje. Pastaj filtrojeni gjithë supën duke e kaluar nëpërmjet një site në mënyrë që të keni vetëm kremin pa farat dhe lëkurat e domateve.
Pjesën e filtruar vendoseni në një tavë të cekët, sipër saj vendosni fetat e bukës, shkërmoqni djathin e bardhë sipër, shtoni dhe farat mikse, spërkateni pak me vaj ulliri dhe vendose tavën në furrën e nxehur më parë në maksimumin e saj për 10-15 minuta, ose kur shikoni që djathi është shkrirë dhe bukët janë thekur.
Shërbejeni akoma të ngrohtë.
Submit your review | |