Supë dimërore bishtajoresh
Para se të na lej dimri plotësishte po postojë këtë supë bishtajoresh.Teper e mirë për tu konsumuar në një ditë të ftohtë dimri.
PERBERSIT:
2 lugë fasule të badha
2 lugë fasule të kuqe
2 lugë fasule të zeza
2 lugë thjerza jeshile
2 lugë thjerza të kuqe
2 lugë koçkulla
2 lugë qiqra
2 lugë bathe të thata
2 lugë bizele të thata
1 qep
Rreth 1 litër lënge vegjetale Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut
pak kripë dhe piper i zi
vaj ulliri ekstra i virgjër
PERGATITJA:
Lërini në ujë të ftohtë të gjitha bishtajoret për rrethe 1 ore.
Kavardisni në pake vaj ulliri qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe shtoni bishtajoret duke i kavardisur për pak minuta sëbashku.Shtoni lëngun vegjetalë dhe lërini te zjejn në zjarrë të ulet për rreth 1ore.Nësë është e nevojshme shtoni akoma lëngë derisa supa të trashet dhe bishtajoret të jenë ziere plotësishte.Regulloni me kripë dhe piper të zi dhe shërbejeni të ngrohtë me bukë të thekur dhe vaj ulliri sipër.
Ju befte mire 🙂