#summermoodon
Po bëj gati valixhen për të nisur dhe këtë verë anventuren time të re . E lumtur për arritjen dhe destinacionin që kam zgjedhur. Pasi kurseva çdo qindarkë të fundit, nuk bëra shooping për 1 vitë rrjesht, nuk shkova te parukieria dhe estetistja për ti bërë vet në shtëpi çdo gjë që më nevojitej, hoqa shpenzimet e kota për ti lejuar vetes këtë udhëtim. Pasi hodha frikën mbas krahve për trazirat që po ndodhin rreth nesh e bindur që do jetë udhëtimi më i bukur që kam bërë deri tani, parandjenjat i kam të mira ndaj po kryqezoj gishtat…… E tek palos rrobat një nga një e ndjejë veten aq të lodhur e rraskapitur e ajo që dua në keto momente është det, gjumë dhe ushqim…. mëndja më shkoi ti ul siparin Addas’All për pak.
E di që ju premtova që do ju merrja me vete në horizonte të reja, dhe më besoni që dua akoma por kam vërtet nevoj të marr veten për të përballuar vitin që vjen. Për mua shtatori siç e dini është një nisje e re, është një vitë i ri brënda vitit.
Dua të bëj turisten në plot kuptimin e flajëve, duke ndarë vetëm me njeriun tim të zemrës ditët tona të pushimeve, ndoshta vetëm javën e parë pastaj dhe ju do shihni e vizitoni përsëri ndërmjet objektivit tim të celularit live.
Dua të marr me vete aparatin tim fotografi të vjetër atë që stë lodh ta mbash në krahë, pa u merakosur të ndroj objektivin për të kapur dritën e duhur. Të lexoj librat që presin rradhën per tu shfletuar. Dua të fiksoj peisazhet në mendimet e mia për tjua përcjell më pas me fjalët e duhura. Sdua të bëj blogger-en, as Adda’s All, thjesht për pak dua të jem unë, Uarda, Ada!
Me gjithë këtë trysni që kemi nga aparaturat, rrjetjet sociale, mania për të treguar ku jemi, kemi harruar të jetojmë qoftë dhe pak ditë për veten tonë. E di që gjithë kjo që po ju them është krejt e kundërta dhe bie ndesh me atë që unë bëj në këtë blog por për pak kohë dhe nese sdo ju postoj live sdo na gjej gjë, as mua as ju.
Ta provojmë, fundja të shkojmë me pushime si dikur, kur në dorë kishim vetëm një Nokia të thjeshtë pa u stresuar të paguajmë faturat maramendëse për roaming, pa kërkuar si të çmendur linjë wi-fi të hapur, e pa kërkuar më parë në lokale kodin wi-fi se të porosisim për të ngrën. Si thoni jeni dakort?
Dua ti dërgojë të njohurve të mi kartolina reale nga atje ku do shkoj jo foto live në whatsapp, më ka marrë malli të haj një ushqim pa e fotografuar ,të festoj në një club pa ndarë vendodhjen, dua ti dedikojë dhe të kaloj momente të shtrenjta me udhëtarin tim të jetës.
Natyrishtë do mundohem të jem sa më par pran jush sepse e di që do më mungoni të gjitha, deri atëher pushime të mbara dhe ndoshta shihemi në horizontin e ri që po më pret. Di t’ju them që është Perl….. një tigër dhe një pirat 🙂
Kisses Ada!
Photo by googel search