Sultjash brulè me livando
Sa më vjen të qesh sa her e lexoj këte titull që vetëm unë mund ti vija pjatës një emër të tillë 😛
Po si mund ta quaja ndryshe, kur e sajova këtë pjatë mu hante dhe creme brulè dhe sultjash?! Dhe jo sultjash dosido por një zotëri sultjash me aromën me qetesuese në botë, Livandon 🙂
për 12-15 forma individuale të përshtaçme për furrë
1 gotë oriz për rizoto
1 lt. e gjysëm qumësht
1 gotë sheqer
1 lime “limoni jeshil”
1 shkop kanelle
2 lugë të vogla me lule livando të thata
2 lugë plote me niseshte
Për dekorin:
2 luge të vogla kanell pluhur
4 lugë sheqer kaf
Vendosni orizin të ziej me 3 gota ujë .
Në një tjetër enë vendosni qumshtin të aromantizohet me kanellën, livandon dhe lëkurat e lime-t të grira me rende. në zjarr të avashet që ti japim mundësi livandos të çlirojë gjithë aromat e saj. Kur të jete gati filtrojeni qumshtin në një sit sepse lulet e livandos janë shumë të bezdisura për të ngrënë me masën e butë të sultjashit.
Qumshtin bashkojeni me orizin, shtoni dhe sheqerin në të dhe përzijeni vashdimishtë që mos ngjitet orizi në fundin e enës. Sapo të fillojë të marri val shtoni dhe niseshten e holluar në ujë. Vashdoni përzierjen derisa orizi të tretet mirë në qumësht dhe të fillojë të trashet komplet. Ndajeni në forma individiuale dhe lëreni të ftohet plotësishtë.
Më pas futeni në frigorifer për të pushuar rreth 4 orë.
Në momentin e servirjes përzieni sheqerin kaf me kanellën dhe spërkatini sipër sultjashit me këtë përbërje. Nëse keni veglën e përshtaçme që djeg sheqerin mund ta bëni me të, në të kundërt vendosni format nja dy minuta në furrën e nxehur më parë në maksimumin e saj dhe me ventilatorin dezur duke i pozicionuar sa më lart të mundeni afër rezistencës së sobës që të digjni sheqerin.
Nëse e doni sipërfaqen e sheqerit të djegur të ngrirë mund ti vini përsëri në frigorifer që të karamelizohet dhe të bëhet kërce, kështu efekti i thyerjes me kërcitjen tipike do jete më i veçantë.
Submit your review | |
????????????