Strudel me petё byreku
Vjeshta i ka kёto tё mira, ushqim tё ngrohtё tё shijshёm dhe plot arom. Strudeli im ёshtё supёr jo pse e kam bёrё unё por shijet qё ka brёnda me kombinimin perfekt tё petave tё byrekut qё bёhen kёrce i japin tё gjitha konsistencat e duhura tek e shijonё.
1 pako me peta byreku
100 gr. gjalpё i shkrirё
5-6 mollё
200 gr. rrush tё thatё
2 lugё tё vogla kanell
2 lugё tё vogla pluhur xhenxhёfilli
lёkurat e 1 limoni tё grirё
2 lugё stika pishe
lёngu i dy limonave
8 lugё sheqer kaf
4 lugё galet
Vendosni tё thekёrisen stikat e pishёs nё njё tiganё me fund qё nuk ngjitё pёr 2-3 minuta. Hiqini dhe lёreni tё ftohen.
Qёroni mollёt dhe pritini nё feta tё holla. Vendosni nё njё enё ku do tё shtoni dhe lёngun e limonit, 7 lugё sheqer, 2 lugё galet, 3 lugё gjalpё, lёkurat e limonit, pluhurin e xhenxhёfillit, rrushin e thatё stikat e pishёs. Pёrzijeni.
Nё njё tavё me letёr furre poshtё, shtoni pak gjalpё, shtroni disa pet byreku me gjalpё ndёrmjet tyre. Spёrkateni fundin me galet, shtroni mollёt dhe palosni petёt . Vendosni njё tjetёr pet sipёr pёr ta izoluar.
Lyeni sipёrfaqen me pak gjalpё tё pёrzier me qumёsht dhe spёrkateni me sheqer.
Piqeni nё 180°C pёr 30 minuta.
Pёr ta lezetuar mё shumё shёrbejeni me akullore.
Ju bёftё mirё 🙂
Submit your review | |