Strudel me dardhë dhe copëza çokollate
E dini tashmë që strudelin e kam qef shumë dhe përher do krijoja ide pa fund me të, por me nje ndryshim që mua nuk më pëlqen me brumine tij të recetes origjinale por të bër me petat tona të byrekut.
receta e sotme do ju pelqej pa mas.
1 pako me pet byreku
4-5 dardha
3 lugë me pikëlza çokollate të zezë. Në munges mund të grini trash 1 pllak çokollate.
2 lugë rrush të thatë
1 lugë stika pishe
1 lugë bajame ose lajthi të grira trash për sipërfaqen
Pak gjalpë i shkrirë
2-3 lugë sheqer kaf në varësi sa të ëmbël e doni ( për mua që se kam qef shumë të ëmblën një lugë brënda mjaftoi sepse luga tjetër na duhet për spërkatjen sipër)
lëngu i 1 limoni
Pakëz kanell
Biskota të mbetura rreth 2 duar ose mund të përdorni dhe biskota me çokollatë
1 lugë qumësht për të lyer sipërfaqen
Qëroni dardhët dhe pritini në copa të vogla. Vendosini të rrin të spërkatura sipër me lëngun e gjysëm limoni që mos të nxihen ndërkohë qe ne përgatisnim përbërësit e tjerë
Vendosni dhe rrushin e thatë të pushojë në ujë.
Thërmoni biskotat në copëza të mëdha dhe thekini paksa në një tigan që nuk ngjitë që të bëhen krokante dhe në këtë mënyre gjatë pjekjes do na thithin dhe lëngun që do lëshojnë dardhat.
Tani kulloni dardhat nga lëngu që kan lëshuar, vendosni në një tas dhe përzjejini me copëzat e çokollatës, stikat e pishës, rrushin e thatë, 1 lugë sheqer, pakëz kanell dhe 2 lugë gjalpë të shkrirë. Përzijini.
Shtroni nja 10 pet byreku të lyera me gjalpë ndërmjet tyre. Spërkatni fundin në mes me biskota dhe pjesën që mbetet nga biskotat përzijeni me dardhën dhe çokollatën.
Vendosini në mes të petëve mbushjen me dardhë dhe palosini petët një nga një duke e mbyllur në formën e një pakoje.
Kthejeni palosjen përmbys, lyeni sipërfaqen e tij me pak gjalpë të përzier me qumsht, spërkateni me sheqerin e mbetur dhe bajamet e grira ose lajthitë
Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa të thekëriset mirë sipër.
Lëreni të ftohet paksa për ta shërbyer. Sipas dëshirës mund ta shërbeni dhe me sheqer pluhur sipër.