Speca turshi me gjizë dhe kos
I pata përgatitur që vjet, por sot duke pastruar disa foto e pash që paskam harruar t’jua postoj. Masat sjan përkatëse shikoni vet me sy në varësi sa speca do përdorni.
speca të verdhë për mbushje
gjizë e fortë me kripë
kos i tharët më mirë i bërë në shtëpi
Pastroni specat nga farat e brëndëshme. Gjizën sipas dëshirës mund dhe ta përzieni me hudhëra të grira imët dhe mbushni me të specat. Renditini në një enë qelqi duke i ngjeshur shumë me njëri tjetrin. Mbusheni me kos të tharët, mbylleni mirë me kapak dhe lërini në një vëndë të freskët dhe errsirë. Ju duhen rrethë 1-2 javë të bëhen. Herë pas here mund ti kontrolloni nëse kan nevoj për akoma kos.
Në momentin e shërbimit shtoni vaj ulliri sipër dhe kopër për një shije akoma dhe më të mirë.
Ju bëftë mirë 🙂