Speca të mbushura me mish të grirë
PERBERSIT:
400 gr mish të grire viçi
1 filxhane kafe orizi
1 qep e madhe
4 domate
vaj ulliri
krip dhe piper i zi
1 kg speca për mbushje
1 gotë vere e bardhë
majdanoz
PERGATITJA:
Prisni bishtin e specave në formen e një kapaku qe do na nevojitet më vonë për ti mbuluar.I pastrojmë dhe i vendosim në tepsin që do i pjekim.Vendosim domatet në ujë të valuar për ti hequr lekuren,kur te jen gati i qerojme dhe i presim në copa të vogla.Grini qepën , vendoseni të kavardiset me pak vaj ulliri.Shtoni mishin e grirë dhe e lërerni të gatuhet derisa e shikoni të arsyshme,shuani me verë të bardhë.Pastaj shtoni domatet dhe i lëmë deri sa uji i tyre te avullojë .Shtoni dy filxhanë kafe ujë dhe ulni zjarrin në maksimum duke i lën të gatuhen me kapak sipër.Kur të jen gati kriposini shtoni majdanozin e grirë dhe piperin e zi.Me këtë masë mbushni specat,i mbuloni me kapakun e tyre dhe sipër sperkasim akoma me vaj ulliri.Piqini ne furrën e nxehur më pare në 180°per rreth 20 minuta.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëfte mirë 🙂