Speca të marinuara

Specat e marinuara janë një kontorno shume e mire per të shoqeruar mishin e kuq.
PERBERSIT:
500 gr speca te vegjel per skuqje
2 thelpinjë hurdhër
2 lug uthull
2 lug vaj ulliri
disa gjethe majdanozë
kripe dhe piper i zi sa na mjafton.
PERGATITJA:
Lani dhe i thani specat me një beze.Skuqini dhe kur të jen gati i vendosni ne një ene.Kriposini,shtoni hurdhërën e grire imet,majdanozin e grirë,uthullën,vajin e ullirit dhe piperin e zi.Përzijini mire dhe mbulojini me një qese kuzhine.Lerini te marinohen për rreth 1 ore para se ti shërbeni.
Ju bëfte mirë 🙂