Spaghetti(spageti)me pesto hithrash
I dashuroj hithrat,në shtëpin time i përdorim shumë por ketu ku jam është pak e veshtirë për ti gjetur në markete ose pazare ku shesin fshatarët.E kam gjetur zgjidhjen duke shkuar në fshat kur kan kohën dhe mbledh gjithmonë me tepri për ti ngrirë dhe për ti përdorur në momentin që më nevojiten.
Për peston:
500 gr hithra (të miat ishin të ngrira)
një dorë me fara pishe
50 gr djathë parmigiano(parmixhano)
100 ml vaj ulliri
2 thelpinjë hudhra
pak kripë
pak piper të zi
për pjesën tjetër:
280 gr spaghetti(spageti)
Jepini një të zjer të shpejt hithrave në ujë të valuar me kripe për 5 minuta dhe kullojini.Thekni paksa farat e pishës.Kaloni në një mikser të gjithë përbërësit për peston dhe grijini derisa të përfitoni një salcë të dëndur.
Zjeni makaronat aldentë dhe bashkojini në një tigan sëbashku me peston e hithërave dhe disa garuzhe nga uji i zjerjes.Përzijini sëbashku për disa minuta derisa përbërësit të lidhen me njëri tjetrin dhe shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂