Spaghetti me karkaleca dhe arome limoni
PERBERSIT:per 4 persona
320 gr makarona spaghetti
500 gr karkaleca
1 limon
vaj ulliri
3 thelpinjë hurdher
nje tufë e vogel majdanoz
1 gotë vere e bardhe
1 spec djegës i freskët
kripe dhe piper i zi
PERGATITTJA:
Pastroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zezë.Vendosni ujin të ziej dhe kur të jetë gati shtoni një dore kripë të trashë dhe hidhni në të spaghetti-n.
Grini imët hurdhërat dhe majdanozin.Vendosni një tigan me 3 lugë vaj ulliri dhe aromantizojeni me specin djegës,hurdhërat dhe majdanozin.Shtoni karkalecat,kavardisini për pak minuta dhe shuani me verë të bardhë.Kriposni.
Grini imët lëkuren e nje limoni vetem pjesën e verdhë.Kini kujdes që mos prekni pjesen e bardhë të tijë pasi ështe e hidhët.
Zieni makaronat aldent ,kullojini dhe shtijini në tiganin e karkalecave,Shtoni një garuzhe nga uji i zierjes së tyre,Eshtë momenti që të shtoni dhe lëkuren e limonit.Perzijini mire derisa sa shikoni që në funde të tiganit na ështe formuar një salsë e hollë dhe makaronant na janë veshur me këte salsë.
Ju bëfte mirë 🙂