Sot gatuan Esmeralda Murrani
Makarona Spageti me midhje te zeza
1 kg midhje të zeza, 500 gr spageti, 250 gr domate të vogla (pomodorini) Pak vaj ulliri, Kripë, Majdanoz, Spec i kuq djegës, 1 thelpi hudhër
Përgatitja:
Në një tigan hedhim pak vaj ulliri me pas shtojmë hudhrën e shtypur pak plus specin djegës , pasi hudhra të kete lëshuar aromen e heqin nga tigani dhe shtojmë domatet e vogla të ndara në gjysëm sa të zbuten pak shtojmë midhjet dhe i mbulojmë me një kapak sa të hapen …në të njëjtën kohë ziejmë makaronat në ujë të kriposur më parë ..pasi të kenë zierë i shtojmë ne tigan bashkë me përbërësit e tjerë. I shtojmë dhe majdanozin dhe i përziejm të gjitha së bashku.