Sot gatuan Arjeta
Arjetën e kam njohur në instagram. Është një chef-e dhe nënë e re e një vajze 5 vjeçare. Flasim shpeshë për pjatat që krijon pasi i ka duart flori dhe mua më pëlqen tek e shohë që i zbukuron prej stilin e një Chef-e të talentuar. Siç më ka treguar ka jetuar në Koplik dhe pastaj emigroi në Angli. Aty filloi një shkolle kuzhine pasi dashuria për pjatat dhe gatimin ishte shumë e madhe. Shpesh më thotë që i pëlqente të pëziente përbërësit dhe të krijonte pjata pa e ditur dhe vet çdo dilnin prej tyre. Të dish të gatuash thotë Arjeta është një art që rrallë kush e zotëron por nëse ke synimin dhe pasionin ja arrin. Prej dy vitesh studion për gatim dhe menaxhim hotelerie. Më pare ka qën chef-e në një restorant arabo-libanez ku ka përvetësuar një ser teknikash dhe një kuzhinë komplet ndryshe si në shije, teknik dhe prezantim. Unë e ftova Arjeten të ndante një recet me lexuesit e mi sepse besoj që ajo do bëhet nje chef-e me famë dhe pse mos të mburremi me të e të themi që e njohëm ne të parët 😛 Po ju lë me recetën e saj dhe nëse keni dëshirë mund ta ndiqni në instagram @arjetavukaj
Vezë skoceze me spinaq.
Përbërësit:
6 vezë
275 gr mish i grirë unë kam përdorur mishin e salsiçeve
1 lugë çaji trumez
majdanoz
2 qepë të njoma
kripë dhe piper i zi
150 gr. miell
150 gr. galete
vaj për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë 4 vezë për 9 minuta nëse i doni komplet të ziera, nese i doni gjysëm të ziera vetëm 6 minuta. Presim qepën dhe e skuqim vetëm pak sa ti heqim aromën e qepës. Majdanozi i grirë, trumza, kripa dhe piperi përzihen me qepët dhe i bashkojmë tek mishi i grirë të gjitha. Përziejm masën mirë dhe ndajmë në 4 pjesë, me secilën pjesë do të mbështellim vezën e qëruar dhe i rrumbullakosim si qofte.Vendosim miellin në një pjatë dhe e përziejmë me pak kripë dhe piper, rrahim 2 vezët e mbetura në një pjatë tjetër dhe i shtojmë pak kripë dhe në një pjatë tjetër vendosim galetën. Marrim vezët e mbështjellura me mish të grirë dhe një e nga një dhe i kalojmë në miell pastaj në vezë dhe në fund në galetë. I skuqim në vaj të bollshëm dhe jo shumë të nxehtë për 10 minuta. Unë i kam servirur me pak spinaq të freskët që është vetëm i kriposur dhe pak vaj ulliri. Kam bërë nje vinaigrette me vaj ulliri dhe uthull, spec djegës të kuq, qep të grirë imët, majdanoz, domate qershi të ndara në katërsh, kripë dhe piper, të gjitha të përziera mirë.
Shënim: nëse dëshironi të dërgoni dhe ju recetën tuaj për ta postuar në hapësirën që ju kam dedikuar në webfaqe mund të më shkruani në info@www.addasall.com