Sorbeto me Portokall
Këtë sorbeto e kam përgatitur kur ishte koha e portokalleve dhe kur i gjeje ato të patrajtuara.Tani nuk është koha e tyre dhe nëse e përgatisni në këtë sezon nuk e di nëse do ju dali aq i shijshëm.Unë po ju lë me recetën.
250 gr lëngë portokalli nga portokalle bio të patrajtuar
40o gr ujë
200 gr sheqer
1 të bardhë veze
4 portokalle për dekorimin.
Për ta prezantuar në lëkurat e portokallit fillimishte pritini atyre majën dhe pastrojini mirë nga brenda duke bëre shumë kujdes që mos i prisni formën.Mbështillini mirë me letër alumini ose qese kuzhine dhe vendosini në frigorifer.
Nderkohë në një enë vendosni të ziej uji me sheqerin me disa lëkura portokalli vetem pjesën portokalli dhe e përzieni herë pas here derisa të shkrije sheqeri .Hiqeni dhe lëreni të ftohet disi pastaj shtoni në të lëngun e portokallit dhe lërni derisa të ftohet plotësishtë
Formoni në shkumë të bardhën e vezës me pakëz kripë.Kur përberja me ujë sheqer dhe lëngë portokalli eshtë ftohur plotësishtë filtrojeni dhe shtoni në te, të bardhën e vezës te formua në shkumë.Përziejini mire dhe trasferojeni në ngrirje për 30 minuta.Do ishte më mirë nëse ena do të ishte prej metali.Pas 30 minutash hiqeni dhe përzijeni me rrahësin elektrikë.Vendoseni përsëri në ngrirje.Vazhdoni në këtë mënyrë çdo 15 minuta për rreth 1 orë derisa të keni arritur konsistencën e dëshiruar.
Mos u merakosni nëse veza nuk ju lidhet menjeher me pjesen tjeter.Shtimi i saj ndihmonë që mos ju formohen kristale akulli gjatë ngrirjes por të keni një sorbeto tip kremi të shkrifet.Sipas dëshires mundë ti shtoni dhe një gotë të vogël alkol gjatë përgatitjes së tije dhe ky i fundit e ndihmonë të ketë një kosistence kremoze.
Para se ta sherbeni nxireni 10 minuta nga ngrirja që te zbutet disi dhe mbushni me të portokallet që i boshatisem nga të brëndëshmet.Ose mundë ta sherbeni ne gota flut për shampanje ose gota të tjera sipas deshirës.