Smoothie me panxhar dhe fruta të thara për mëngjes
Një tas plot vitamina dhe energji për mengjesin tonë. Mjafton të keni dëshirën për ta përgatitur në moment.
2 gota lëngë portokalli të shtrydhur
1 panxhar të vogel
1 mollë jeshile
1 lugë mjaltë
disa kuba akulli
një grushtë me fruta të thara mikse
1 lugë me fara mikse
1 grushtë arra
1 majë luge kanell
Në bluarsin e smoothit shtoni akullin, mollën dhe panxharin e qëruar të prer në copa të vogla, mjaltin, kanellën dhe lëngun e portokallit. Bluajeni në maksimumin e shpejtësis derisa të bëhet një mas e kremtë shkumoze. Vendoseni në një tas dhe sipër shtoni arrat, frutat e thara, dhe farat.
Mëngjes të mbarë 🙂
Submit your review | |
Smoothie me panxhar dhe fruta të thara për mëngjes
Average rating: 0 reviews