Smoothie jeshil
Një recet e thjeshtë për një pije shumë energjike dhe plot vitamina.
1 mollë jeshile
2 kivi
1 dardhë
1 dorë spinaq
300 ml. qumësht
2 lugë mjaltë
një dorë me mana kineze
pakëz kanell
Qëroni dardhën, mollën, kivin dhe pritini në copa të mëdha, vendosini të ngrinë. Po spatët kohë të prisni derisa të ngrijnë mund të përdorni disa copa akulli.
Tani vendosni të gjithë përbërësit e thatë në një përzierës, për ju që si keni ngrirë fusni brënda dhe disa copa akulli dhe shtoni sipër qumshtin, mjaltin dhe kanellën. Jepini një të bluar derisa të keni një krem shkumoz.
Shërbejeni të ftohtë me mana kineze sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Shume e mire, flm per receten !
???????? Great smoothie