Si të përballojmë vapën duke ngrënë lehtshëm
E dëgjoni çdo fillim vere pafund nga mjek, dietolog e nutrizionist që vapa përballohet me mirë duke ngrënë lehtshëm ,ushqime të fresktëta dhe të shëndetshme.
Pra mbrojtjen e parë për të nxehtin që po vjen duhet ta përballojmë në tavolinë duke ngrën ushqime sa më të freskëta dhe stinore. I nxehti kërkon ushqim të shëndetshëm , ushqime të pasura me ujë, ushqime të pasura me Karotenoide të cilat janë substanza të rëndësishme për mbrojtjen e lëkures nga eskpozimi i madhë në diell. Më pak proteina dhe shumë më shumë ujë për tu hidratuar.
Ushqimet anti të nxehtë që nuk duhet kurrë të mungojnë në tavolinen tonë janë kryesishtë ushqimet stinore. Fruta dhe perime të pasura me shumë ujë.
Kungulleshkat: Me pak kalori dh gati 95% të pasura me ujë, burim mineralesh si zink , potas dhe fosfor, vitamina si A dhe C dhe karotenoide që favorizojnë dhe nxirjen. Të gatuar thjeshtë në tiganë me 1 lugë vaj e pak hudher, të zierja në avull bashk me një fileto peshku dhe më pas të shoqëruar me oriz të zi, jo vetem që do ju ngopin por do e mbajnë barkun tuaj të shesht.
Sallatë me qiqra, kungulleshka dhe domate
Sallatë me kungulleshka të njoma dhe fara
Oriz i zi Venere me copa pule dhe pesto kungulleshkash
Trangulli, i përbër kryesishte nga uji, kripëra minerale dhe aminoacide që ndihmojnë në mbajtjen e lëkures tonë të butë. Mos e ndani nga tavolinat tuaj shoqërojeni në cdo sallata e dhe do jeni gjithë kohës të hidratuar.
Pjepri, hidratues dhe freskues, potasi i lartë në tulin e tij është një ndihmës i madhë për presionin arterios. Përdoreni gjithandej nëpër sallata, mos e konsumoni vetem si frut.
Rukola,pjeper dhe djath i bardhë
Shalqini, dhe ky si pjepri është kryesishtë i pasur me ujë dhe tuli i tij është i pasur me karotenoide substanca fondamentale për radikalet e lira. I pasur me një mori vitaminash, por është uji ai që e bën një aleat të mirë , ja pse këshillohet shumë në verë. Diuretik dhe “de-toksifikues”. Përdoreni gjerësisht në menun tuaj dhe jo vetem si frut por dhe si komponet vakti kryesor në sallatëra apo siç e konsumojmë ne në kulturën tonë me djathë të bardhë.
Aperitivi perfek për ditët e nxehta
Ndërsa mishërat e këshillueshëm në verë ngelet mbretërit mishërat e bardhë si gjoks i pulës, gjelit të deti apo peshqit. Janë pa dhjamë, treten shpejtë dhe mbi te gjitha mund ti përdorni gjeresishtë në gatimet e ftohta.
Evitoni ëmbëlsirat, pijet freskuese, energjike, alkoolike dhe ato me gaz. Ju duket sikur momentalisht ju shuajnë etjen por më pas ju japin efektin e kundërt me sasin e sheqerit të lartë që ato përmbajnë.
Edhe teknikat e gatimit janë një faktor kryesor për të luftuar të nxehtin. Ne nuk mund te ndezim furrën në piskun e vapës apo të rrim me orë të tëra sipër një gjelle duke e trazuar në vazhdimësi apo të gatuajmë një pjatë që kërkon shumë hapa dhe teknika gatimi. Pra gatuani thjeshtë, në avull, në tenxhere presioni apo dhe multicocer. Gatuani perime sapo të kaluara në tigan të shoqeruar me oriz integral apo të zi.
Evitoni ushqimet e çastit ato që bleni në rrugë shto këtu dhe faktin e higjenës dhe cilësin e produktit, me të nxehtin gjërat prishen më shpejt dhe të jenë të freskëta.
Sallatat e makaronave ose te orizit janë një ushqim i mirë për këto ditë të nxehta. Supat e ftohta në formën e frullatorëve gjithashtu shumë të këshillueshme. Fileto e pulës apo të peshkut të gatuara në skarë të shoqëruara me sallata të stinës. Në blog keni një mori recetash të thjeshta për të luftuar këto muaj. Unë po ju vendos disa prej tyre, ju ngelet vetëm të zgjidhni.
Shpresoj të kem qën produktive me këtë shkrim dhe realisht bëni kujdes me çfarë konsumoni në përdishmërin tuaj.
Receta me ushqime verore:
Supë freskuese – avokado, trangull dhe borzilok
Supë e ftohtë me perime verore
Supë me rukola, avokado dhe domate
Supë e ftohtë andalusiane – Gazpacho
Kuinoa e tiganisur me perime dhe Salmon
Sallatë me kuinoa, avokado e rukola
Sallatë me kuinoa, karkaleca dhe rrush të thatë
Koc në letër dhe oriz basmati me limon
Mel me lëpjeta dhe domate të vogla
Sallatë e ftohtë me makarona flutur dhe salcë guakamole
Photo by Google