Si të jesh parisiane kudo që jeton
Në faktë ky libër bëri bujë vetëm ketë verë në Shqipëri pasi ju dha promocioni i duhur nga shtëpia botuese që e përktheu. Në botë suksesin e pati që në fillimet e tij. Ishte bukur të lexoje në instagramin zyrtar të “How to be a parisian” Shqipëri po vijmë.
Një libër interesant deri diku, libër vere, argëtues dhe plot humor tipik francez por për mendimin tim jo dhe aq sa e pati famën. Se di o ngaqë unë e njohë mitin parisian ose prisja shumë më shumë nga 4 blogere me fame si ato. Dhe më besoni që janë 4 femra shumë argëtuese, të paktën sa arrijnë të përciellin online. Gjithsesi nëse doni një libër të lehtë për të lexuar poshtë çadrës ose për të kaluar mbasditen ja vlen.
Thënia më e bukur për mua nga ky libër, ajo që unë kam besuar gjithmon që duhet pasur stil dhe jo të jesh i modës. Never wear logos, you are not a billboard (mos vishni logo, ju nuk jeni një tabel reklamimi)