Shkurtëza me qepujka dhe birrë
Jam e prirur të krijoj pjata festive ndoshta sepse në shtëpin time festat merrnin një kuptim të veçante. Pjatat janë kujtime dhe për mua janë kujtime të bukura…
3 shkurtëza të ndara në gjysëm,
12 fletë Bacon asaj që i thonë dhe Pançetë
1 gotë birrë
kripë
Piper të zi
Disa degë trumze
Pak vaj ulliri
400 gr. patate të reja
250 gr. qepujka
250 gr. lakra Brukseli
1 dorë ullinjë
Qëroni patatet dhe jepini një të zier në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojini dhe vendosni në një enë ku do të shtoni qepujkat, lakrat e brukselit, pak kripë, piper, vaj ulliri, gjethe trumëze. Përzijini dhe vendosini në një tavë pak të thellë.
Pastroni shkurtëzat nga ndonjë pupël e mundëshme, kriposini dhe mbështillni çdo gjysëm me 2 fletë “bancon”
“Bacon” e ruan mishin e tyre të thahet nga pjekja dhe si pasojë e mbanë atë të butë duke izoluar të gjitha lëngjet në brendësi. Yndyrna që ai lëshon i jep mishit një shije perfekte dhe e bëne sipërfaqen e tij më të thekërisur.
Vendosini sipër perimeve, shtoji pak fare vajë sipër shkurtëzave, shtoni birrën sipër perimeve, ullinjtë, vendosni disa degë trumze për arome dhe futini në furrën e nxehur më parë të piqen në 180°C për rreth 40 minuta ose kur shikoni që janë thekërisur mirë shkrutëzat dhe perimet janë pjekur.
Gëzuar Festat 🙂
Submit your review | |