Shishqebap me fruta deti
Për këte llojë pergatitje mundë të përdorni frutat e detit që deshironi,unë kam perdorur karkaleca dhe midhje fiston.
PERBERSIT:
karkaleca
midhje fiston (capesante)
1 thelpi hurdher
vaj ulliri
kripe dhe piper i zi
1 spec djeges
majdanoz
PERGATITJA:
Pastroni karkalecat dhe midhjet,Renditini te shkopi i shishqebapit sipas radhës që dëshironi,Kriposini.Ndërkohe grini imet hurdhërën dhe majdanozin.
Vendosni një tigane ne zjarrë me fundë që nuk ngjitë pak vaj ulliri,specin djeges,majdanozin dhe hurdherën e grire.Kur vaji të filloje të aromantizohet vendosni shishqebapin te skuqet nga te dyja anet.
Shërbejeni te nxehte me majdanoz të grire imët dhe pak nga vaji i skuqjes.
Ju Bëftë mirë 🙂