Shëndetlie
PERBERSIT: për 20 copa
3 gota uji miell (un mora mas me gotat plastike një perdorimshe)
1 gotë sheqer
3-4 luge mjaltë
3 vez
1 luge kafe sode buke
pak vanilie
150 gr gjalp
1 e verdhe veze per ta lyer sipër
për shurupin:
3 gota sheqere
2 gota e gjysëm ujë
karafila
lëkura limoni
PERGATITJA:
Shkrini gjalpin dhe lëreni të ftohet.Ndani të bardhat e vezëve dhe rrihini deri sa të behen shkumë.Të verdhat e vezëve përzijini me sheqerin ,mjaltin,gjalpin dhe shtoni pak nga pak miellin të perzier me sodën dhe vanilien.Në fundë përzieni brumin ndal nga dal me të bardhat e vezëve.Lyeni një tepsi me gjalpë dhe plurohseni me miell, hidhni brumin në të.Lyeni siper me një të verdhe veze të holluar me ujë.Piqeni në furrën e nxehur më parë ne 180° për 35 minuta,Gjithsesi bëni provën e stucikadentit për të qën më të sigurtë.Mbasi është pjekur lëreni të ftohët dhe priteni në rombe.
Përgatisni sherbetin duke shkrirë në ujë sheqerin dhe vendoseni në zjarrë të mesëm bashkë me disa lëkura limoni dhe karafilat.Llogarisini që duhet lënë në zjarrë 5 minuta mbase fillon vlimi,duhet tejet paksa i trashe si i bakllavase.Lërëni të ftohet dhe hidheni sipër shëndetlies.Konsumoheni mbasi e keni lën të pushoj për rreth 2-3 ore pasi do jetë edhe me e shijshme.dhe pse idealja është të nesermen mbasi të gjitha aromat janë lidhur me njëra tjetrën.
Ju bëftë mirë 🙂