Sfoljatë me banane, krem djathi dhe çokollatë
Për mëngjesin tuaj të Valentinit kjo recetë mund të jet një ide por dhe një ëmbëlsirë për pasdite për të shoqëruar çajin ose kafen. Përbërësit janë të thjeshtë, të përshtatur dhe për fëmijët dhe bëhet shumë shpejtë.
1 petë sfoljatë
1 çokollatë
Gjysmën e vasketës nga kremi philadelphia natyral
1 lugë mjaltë
1 banane e vogël
1 lugë me stika pishe por mund të përdorni dhe bajame ose arra të shkëmoqura
pakëz vanilje
Përzieni djathin e butë me mjaltin dhe vaniljen.
Shtoni petën e sfoljatit, lini mesin bosh sa gjerësia e çokollatës dhe bëni prerje tërthore në të, në mënyrë që ta mbështillni si një kallzë gruri.
Shpojeni mesin me pirunë, përhapni kremin e djathit, vendosni sipër feta banane dhe sipër tyre, çokollatën.
Mbështilleni duke ndërthurur të prerat e brumit ndërmejt tyre, sipërfaqen lyeni me një të verdhë veze të rrahur dhe sipër shtoni dhe stikat e pishës.
Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20-25 minuta.