Sfoljat me djath dhie, domate të vogla dhe rukola
Edhe këte recet do ta adhuroni. Një alternativ e shkëlqyer për një antipast verore. Shija e djathit të dhisë me domatet dhe rukolan jan fantastik. Unë e bera pak të holle por nëse e doni më të lartë vendosni dy peta sfoljati njera mbi tjetrën.
1 ose 2 peta sfoljatë të gatshëm
200 gr. domate të vogla
200 gr. djath dhie
një dorë rukola
kripë dhe piper të zi
3-4 thelpi hudhëra
Shtroni sfoljatin në një tavë të veshur me letër furre dhe mesin shpojeni me pirunë. Sipër shtroni feta djath dhie, domatet e prera në mes, shtoni kripë dhe piper të zi, hudhërat e grira imët dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta. Shërbejeni të ngrohtë me rukola sipër.
Ju bëftë mirë 🙂