Seadas-ëmbëlsira me mjaltë dhe djathë e Sardenjas
Dhe pse sardet e kan privatësuar si ëmbëlsirën e tyre në faktë kjo ëmbëlsirë ka rrënjët në Spanjë. E formuar nga një brumë të mbushur me djathin tipik vëndas të frekët dhe paksa acid të quajtur “Pischeda” piskeda. Sot konsiderohet një ëmbëlsirë por ne fillimet e sajë në Sardenja kjo pjatë konsiderohej si pjatë e dytë. Përbërësit janë të thjeshtë dhe lehtësishtë të gjëndshëm.
Për rreth 20-25 cop
Për brumin:
400 gr. miell
3 vezë
2 lugë dhjam
1 lugë ujë
pak kripë
Për mbushjen:
rreth 500 gr. djathë pekorino i butë në munges çdo llojë djathi i freskët dhe i butë
lëkura e grirë e dy portokalleve
lëngu i 1 limoni
mjaltë ose sheqer pluhur
Shkrini kripën në ujë dhe shtojeni te mielli,pastaj shtoni vezët dhe dhjamin e shkrirë dhe zini më të brumin. Mbulojeni më një beze dhe lëreni brumin të pushojë.
Ndërkohe grini me rende djathin dhe bashkojeni me lëkurat e grira të portokallit dhe lëngun e limonit. Përzijeni mirë derisa të formohet si një brumë i butë dhe përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin.
Hapni petë nga brumi sa më hollë të mundeni dhe priteni në disqe të vogla me një formë të pershtashme ose me një gotë uji. Mbusheni mesin e një disku me pak djathë të aromantizuar dhe sipër vendosni një diskë tjeter. Anët e brumit për ti izoluar mirë mundë ti njomëni me ndihmën e një peneli kuzhine të lyer me pak ujë ose një të bardhë veze. Skuqini në vajë ulliri të nxehur mirë dhe shërbejini të nxehta me mjaltë ose sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë 🙂