Sardele me salcë domatesh
Recetë tepër e shijshëme dhe me kosto minimale, në vend të salcësh mund ta bëni me domate të freskëta por që më parë ja keni hequr lëkurën dhe farat e brendëshme. Sardelet janë në kohën e tyre më të mirë një eshk i pasur plot me omega 3.
500 gr. Sardele
250 -300 gr. Salcë domatesh të cilësi së mirë
4-5 thelpinjë hudhra
kripë dhe piper të zi
gjethe borziloku ose majdanozi
2 lugë vaj ulliri
1 lugë kaperi
1 specë djegës.
1 gjethe dafine
Pak rigon
Pastroni sardelet duke ja hequr dhe shiritin e haleve në mes të trupit të tyre, shpëlajini mirë, kriposini dhe lërini të kullojnë.
Në një tiganë të përshtaçëm dhe për furrë kaurdisni hudhrat e grira imët me vajin dhe borzilokun, shtoni dhe scpecin djegës dhe kaperin. Sapo përbërësit të aromantizohen shtoni salcën e domateve. Kriposeni, piperoseni, shtoni rigonin dhe lëreni të gatuhet nja 10 minuta sa ti iki aciditeti i domateve.
Pas 10 minutash rendisni në tiganë një nga një të gjitha sardelet dhe sipër njëra tjetrës nëse vendi nuk mjaftonë. Vendosin gjethen e dafinës dhe tiganin trasferojeni në furrën e nxehur më parë në 180°c për 20-30 minuta. Derisa shikoni që sardelet janë pjekur, salca është lezetuar.
Shërbejeni me borzilok të freskët sipër dhe feta buke të thekur me vaj dhe rigon.