Sangria me verë rosè
Siç e dini Sangria është pija e ëmbël alkolike më e famshme në spanjë. Në përbërjen e saj ajo ka verë të kuqe dhe fruta. Sot çdo njeri e personalizon sipas shijes dhe gustos së tij. Variantet janë të ndryshme siç është dhe varianti im me verë rosè
1 shishe vere rosè
2 shkopa kanell
Disa kokra karafili
Një dorë boronica
2 pjeshk
2 mollë
1 limon
Disa luleshtrydhe
1 fet pjepër
Pak rrush të bardhë
Gjethe mëndre
1 lugë me sheqer kaf
Sipas dëshirës mund ti shtoni një gotë gazosv ose ujë tonik
Verën e rosè bashkojeni me kanellën, sheqerin dhe karafilin. Përzijeni dhe lëreni nja 30 minuta që vera të aromantizohet. Pastaj hiqni karafilin, shtoni boronicat, rrushin, mollën, limonin dhe pjeshkën e prerë në feta, luleshtrydhet në mes dhe gjethet e mëndrës. Përzijeni dhe lëreni në frigorifer të ftohet. Nëse e doni më pak alkolike shtoini dhe gotën e gazosës. Shërbejen të ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂