Salsiçe e freskët me qep të karamelizuara
Nëse doni të përgatisni një vaktë për ti bërë qefin bashkshortit tuaj kjo është receta që bën për ju. Salsiçe ligavec që disa i quajne dhe llukanik të shoqëruar me qep të karamelizuara me uthull balsamike
2 salsiçe të freskëta
3-4 qep të ëmbla
2 lugë uthull balsamike
pak kripë dhe piper i zi
pak koper
pak vaj ulliri
Salsiçes jepini një formë spirale dhe për ti ruajtur formën kalojini tej për tej një shkop shishqebapi. Vendoseni të piqen në një tigan me fundë që nuk ngjitë me pak vaj ulliri, skuqini mirë nga të gjitha anët, shtoni pak kripë dhe piper të zi. Kur të jen gati hiqini dhe ruajini mënjanë të mbuluara me letër alumini për të qën ngrohtë
Në të njëjtin tigan, shtoni qepët e prerë në feta të holla dhe zjarrin uleni në minimum për ti lënë që të gatuhen ngadalë. Kriposini dhe sapo të zverdhen shtoni 2 gota ujë. Mbulojini me kapak dhe lërini të ngatuhen shumë ngadalë. Kur uji të avullojë plotësishtë, shtoni uthullën balsamike dhe lëreni të karamelizohen. Kur të fillojë të marri ngjyrë të bukur shtoni dhe 2 lugë ujë sa për të krijura pak lëngë. Përzijini, shtoni piper të zi dhe koper të grirë.
Shërbejini qepët me salsiçen dhe feta buke të thekur.
Ju Bëftë mirë 🙂