Salsa me kiwi (kivi)
Për këtë salsë me kiwi e dëgjova nga një blogere e famshme italiane,tepër e sukseshme dhe një njeri që rezaton pozitivitet po flas për Chiara Maci-n.Ajo e bënte këtë salsë për të shoqëruar peshkun dhe sidomos peshkun e skuqur.Thjeshtë kiwi,vaj ulliri eksta i virgjër,kripë dhe piper.Unë e modifikova duke e bëre sipas mënyrës time.
PERBERSIT:
2 kiwi
lëngu i 1 potokalli
lëkurat e 1 limoni vetëm pjesën e verdhë (fakoltative)
1 lugë mustard dijoni
kripë dhe piper i zi
PERGATITJA:
Shtrydhni portokallen dhe kulloni lëngun në mënyre që të keni vetëm lëngun e hollë pa farat dhe fijet e brendëshme.Qëroni kiwit.Grini imët lëkurën e një limoni vetem pjesën e verdhë.Bëni kujdes mos prekni pjesë e bardhë sepse është e hidhur.(Por mund të bëhet dhe pa lëkurën e limonit)Bashkoni kiwit e qëruara,lëngun e portokallit,mustardën,pak kripë dhe piper të zi,lëkurat e limonit dhe përzijini në maksimumin e shpejtësis në mikser.Eshtë gati kur shikoni të jetë formuar një salsë e trashë si majonez.
Shërbejeni me pjata peshku ose fruta deti.
Ju bëfte mirë 🙂