Salsa Jeshile
Një tjetër variantë i salsës me majdanozë.Për ta shërbyer si shoqëruese e pjatave të mishit të pjekur ose të ziere filetove të peshkut ose bukëve të thara ose të thekura.Përgatitet mjaftë lehte dhe mund ta ruani gjatë në frigoriferë.
1 tufë me majdanozë vetëm gjethet
2 lugë uthull të bardhe vere ose molle
2 lugë vaje ulliri te cilësisë së mirë
1 lugë me djathë të grirë parmiggiano ( parmixhano )ose pecorino (pekorino)
1 cironke nën vajë
piper i zi
pak kripë
Kaloni të gjithë përbërsit në mikser dhe grijini derisa të formohet një salsë e trashë.Shtoni pak kripë dhe piper të zi.Nëse do ta ruani gjatë në frigorifere duhet ta mbuloni akoma me dy gishtë vajë ulliri enën ku po e ruani.
Ju bëftë mirë 🙂