Salmon me perime në furrë
Nuk kam bërë ndonjë shpikje të re por thjesht për tju dhën një ide për një dark të lehtë dhe të shpejtë.
1 fileto salmoni rreth 450 gr.
1 limonë
2 kungulleshka
1 qep e ëmbël
një dorë domate
2 thelpinjë hudhëra
kripë dhe piper i zi
një tuf e vogël kopër
pak vaj ulliri
Pastroni salmonin nga do një halë e mundëshme dhe vendoseni në një tavë me letër poshtë. Prini perimet dhe vendosini dhe këto te tava. Shtoni kripë, piper të zi, hurdhërat e grira dhe pak vaj ulliri. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për 20-25 minuta. Shërbejeni me kopër të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂