Salmon i marinuar në mënyrë orientale
Për të gjithë fansat e salmonit dhe që janë njëkosishtë dhe fansa të kuzhinës orientale kjo pjatë bën për ju. Personalishtë më pëlqen jashtë mase dhe këto shijet të athëta, të kripura të ëmbla janë vërtet shumë ftuese.
fileto salmoni
1 rrenjë xhenxhëfili
2 thelpinjë hudhër
3-4 lugë salcë soje
2-3 lugë vaj ulliri
1 lugë lëngë limoni
pak speca djegës të thatë të shkërmoqur ose spec djegës i freskët
kripë
gjethe qepe të freskëta
Salmoni vendoseni të marinohet me salcën e sojës, vajin, lëngun e limoni, specin djegës, hudhërat e shtypura, kripë dhe xhenxhëfilin e grirë me rende. Mbulojeni dhe lëreni në frigorifer 1 ditë nëse mundeni por dhe 4 orë do i mjaftonin. Herë pas here kthejeni nga ana tjetër.
Vendosni një zgarë të nxehet mirë ose një tiganë me fundë që nuk ngjitë dhe sipër vendosni salmoni. Thekeni mirë nga të dyja anët dhe shërbejeni me gjethe qepe te grira siper, një oriz bazmanti, perime të zjera ose një sallatë stine. “Unë bëra një pure avokadoje pasi më kishin ngelur në frigorifer.”
Ju bëftë mirë 🙂