Salmon i gatuar në letër
Siç ju shpejgova dhe në postimin këtu, sot po jua sjell salmon të gatuar në mënyre tepër të shëndetshme
2 fileto salmoni nga 200 gr. secila
200 gr mashurka
një dorë spinaq
pak kopër
pak vaj ulliri
2 thelpi hurdhër
pak kripë dhe piper i zi
1 limon
Një një letër alumini të prerë bollshëm vendosni bishtajat, sipër vendosni spinaqin. Kriposini, dhe shtoni piper të zi, vendosni sipër salmonin. Kriposni salmonin dhe piperoseni, vendosni sipër dy feta limon, shtoni pak vaj ulliri, hurdhrën, koperin dhe mbylleni mirë, duke e palosur si në foto. Vendoseni në furrën e nxehur më parë 180° për 40 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë 🙂