Salmon furre me asparag dhe domate të vogla
E leht dhe e shpejtë, pjatë që bëhet për ne pak minuta, të dy përbërës me shije delikate që bashkohen kaq mire me njëri tjetrin. Marinimi i salmonit më parë me mustard i jep atij një shije eksplozive.
2 fileto salmoni nga 200 gr. Secila
400 gr. Asparag
Një dorë domate të vogla
1 spec djegës i freskët
1 lugë mustard
2-3 thelpinjë hudhra
Pak kripë dhe piper të zi
1 lugë lëng limoni
2-3 lugë vaj ulliri
Pak rigon
Salmonin marinojeni me 1 lugë vaj ulliri, mustardë, kripë, piper, lëng limoni dhe 1 thelpi hudhër të grirë. Përzijeni mirë me duar që të njomat gjithandej dhe lëreni të pushoj 30 minuta.
Pastroni asparaget nga fundi i trash dhe vendosini në një tavë furre me letër poshtë, sipër shtoni domatet e ndara në dysh, spërkatini me kripë, piper, rigon, hudhra dhe spec djegës të grirë imët.
Spërkatini me vaj ulliri, vendosni dhe salmonin dhe piqeni ne furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që janë gati.
Shërbejini me majdanoz të grirë sipër.