Sallatë spinaqi me djathë të bardhë dhe rrepa
E freskët dhe e shpejte,pak kalori dhe një shoqëruese e mirë e pjatave të mishit.
PERBERSIT:
spinaq i freskët i vogël
djathë i bardhë
rrepa
1 kokër limon
vaj ulliri i ekstra i virgjër
kripë
PERGATITJA:
Lani dhe thani spinaqin me bezen e kuzhinës.Prisni djathin në kubike dhe rrepat në feta.Bëni një marinadë me lënge limoni të filtruar,kripë dhe vaj ullir.Përzijini mire që të emulsionohen.
Rendisni në një sallatier spinaq,rrepat,djathin e bardhë dhe shtoni sipër marinadën.Përzijeni dhe shërbejeni menjëhere.
Ju befte mire 🙂