Sallatë spinaqi dhe molle jeshile
Një sallatë me kosto ekonomike por më teper e shijshme dhe e shpejtë për tu përgatitur.
PERBERSIT:
Spinaqë të rinjë
mollë jeshile
disa feta buke
uthull balsamike
vajë ulliri ekstra i virgjër
pak kripë
PERGATITJA:
Lani spinaqin dhe thajeni me një beze kuzhine.Nësë është i vogël fare lëreni pa prerë,por nëse keni dëshire mund ta prisni në gjysëm.Lani dhe prisni mollën në feta të holla.Ndërkohë theknin bukën dhe priteni në copa të vogla.Kompozoni pjatën duke shtruar spinaqin,fetat e mollës,bukën e thekur,kriposeni dhe marinojeni me vaj ulliri ekstra të virgjer dhe uthull balsamike.
Shërbejeni menjëherë.
Ju bëfte mirë 🙂
PS:sipas deshires munde ti shtoni dhe thelpinje arre ose fruta te tjera te thata.