Sallatë plotë ngjyra
Vazhdon sfida ime për tju kujtuar që dhe në dimër mund të hajmë ngjyra, e tillë është dhe kjo sallatë.
një dorë spinaq të vegjël
nje dorë lëpjeta
një dorë rukola
2 çikore të kuqe
2 portokalle
disa lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë
gjysëm luge uthull molle
Vendosni barishtet në një sallatierë. Qëroni për së gjalli një portokalle dhe vendoseni dhe atë te barishtet. Bëni një marinatur me lëngë portokalli, uthull molle, vaj ulliri dhe kripë dhe shtojani sipër sallatës, përzijeni dhe shërbejeni. Sipas dëshirës mund ti shtoni sipër dhe një lugë me fara mikse.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Sallatë plotë ngjyra
Average rating: 0 reviews