Sallate orizi
Sallatat e orizit mund te pergatitetn ne shumë menyra,duke i shtuar misra,proshute te pjekur në kubik,djathë,veze te zjera,domate,tranguje,cdo gje qe ju pelqen sipas shijes tuaj te preferuar.Duhet perdorur gjithmon oriz i cilesis se mire,oriz per zjerje,kokermadh ose basmati i cili ka aromë mjaftë te mire,unë per ju solla nje recete te thjeshte,me kavanoza turshi te cilet mund ti merni dhe te perzier te gateshem ne kete menyre dhe kurseni sepse duke i marre te gjitha veç keto turshira dhe duke mos i perdorur te gjitha prishen dhe detyroheni ti hidhni.Po ju le me receten.
PERBERSIT:
Turshi mikse(tranguj,argjinare,speca,Kaperi,ullinj,kerpudha)
vajE ulliri
peshk ton ne kuti
djath kaçkavall dele,parmiggiano ose pecorino
oriz
majdanozë i grirë
kripë dhe piper sa na mjafton
PERGATITJA:
Vendosim orizin te ziejë ne ujë te ftohtE aq sa eshte koha e shkruar te kutija,pasi eshte zjere aldent,ndalojme zierjen duke e kulluar dhe duke kaluar direkt ne ujë te ftoht.E lejmë te kulloj mire,nderkoh presim te gjitha turshit ne kubik te vegjel,presim dhe djathin ne kubik.Hapim kutin e peshkut ton,e kullojm nga lengu dhe vaji.E thermojm me ndihmen e nje piruni.Ne nje ene pak te bollëshme hedhim te gjitha perimet turshi,shtojm orizin,pak vaj ulliri,kubiket e djathit,pak krip,piper,majdanoz dhe peshkun ton.I perziejm me kujdes mos te na shperbehen,dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta.
Sallata e orizit sherbehet e ftohte.
Ju befte mire 🙂