Sallatë me thjerza, patëllxhanë dhe borzilok.
Një sallatë e thjeshtë freskuese për ditët e nxehta, ideale për tu marr në punë. Për ju që doni të humbni pesh është perfekte pasi të ngop ska shumë kalori dhe është e pasur plot me vlera ushqimore.
1 gotë thjerza të lëna më parë në ujë të ftohtë për 1 orë
2 patëllxhanë
2 thelpinjë hudhra
Disa gjethe borzilok
Pak vaj ulliri për skuqje
Pak kripë
Pak piper të zi
1 spec djegës të freskët
Për marinimin
2 lugë kos
1 lugë mustardë
1 lugë lëng limoni
2 lugë vaj ulliri
Pakëz kripë
Vendosni thjerzat të ziejnë në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojini. Prisni patëllxhanët në feta të holla dhe skuqini me pak vaj.
Thithjani vajin e tepërt me letër kuzhine, kriposini, piperosni dhe spërkatini me hudhra të grira imët.
Vendosini thjerzat në një pjatë servirje, vendosini sipër dhe patëllxhanët e e skuqur, shtoni specin djegës të prer hollë, gjethet e borzilokut, kriposini, piperosini.
Bëni një marinaturë duke përzier kosin me mustardën, kripë, lëngun e limonit dhe vajin. Shtojeni sipër thjerzave, përzijini dhe shërbejini.
Submit your review | |