Sallatë me thjerza dhe sheg
Kjo sallatë është shumë festive atëher pse mos e përgatisim për festat që po afrojnë ?!
200 gr. thjerza
1 sheg
një tuf e vogël majdanoz
pak kripë dhe piper i zi
1 limon
3-4 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
Zjeni thjerzat për nja 20 minuta, kullojini dhe lërini të ftohen. Shkërmoqni shegën dhe ruani mënjane kokrrat e saj. Bëni një marinim me lëng limoni ose me lëng limoni dhe pak lëng shege të përzierë me vaj ulliri, pak kripë dhe piper të zi. Marinoni me të thjerzat, përzijini mirë dhe shtoni dhe majdanozin e grirë imët dhe kokrrat e shegës. Serviret si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂