Sallatë me radhiqe të egra
Radhiqet e gjalla janë në kohën e tyre dhe sa më shumë ti kosnumoni të gjalla aq më mirë janë. Për tja hequr shijen e tyre të hidhur unë bëra një kombinim të tillë.
një dorë radhiqe
një dorë luleshtrydhe
1 domate
disa feta buke
pak gorgonzola
vaj ulliri
uthull balsamike
kripë dhe piper i zi
1 qep e njomë
gjethe borziloku
Radhiqet laini, thahini me beze kuzhine dhe pritini në copa të mëdha. Shtoni kripë, piper, fetat e luleshtrydheve, domaten e prer, qepët e prera, shtoni pak vaj ulliri dhe uthull, gjethe borziloku, jepini një të përzierë
Ndërkohë prisni bukën në kubikë të vegjël dhe thekini në një tigan të lyer me pak vaj. Kur të jen gati shtoini sipër sallatës sëbashku me djathin gorgonzola.
Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |