Sallatë me qiqra, kungulleshka dhe domate
Një sallatë plot fibra e proteina, e nëse do e konsumoni pas stërvitjes do jetë një ushqim i mirë dhe për muskujt tuaj.
2 kungulleshka
Një dorë domate të vogla
1 trangull
1 kuti me qiqra të zjera të gateshme, (mund ti zjeni dhe vete)
2 lugë vaj ulliri
1 lugë të vogël paprika
Disa gjethe borziloku, (në munges trumëz ose maxhorana)
Pak tumerik
1 spec djegës i freskët
Pak piper të zi
Për marinaturën:
1 lugë mustard
2 lugë lëng limoni
2 lugë kos
Sipas dëshirës dhe një gjysëm thelpi hudhër të shtypur ose grirë imët.
Fillimishtë përgatisni qiqrat duke ja tharë mirë ujin dhe pastaj kajoni në tiganë me vajin, kripë, paprika, tumerik dhe pak piper të zi. Lërini të gatuhen derisa të theken mirë.
Hiqini dhe ruajini mënjanë
Pritni kungullin në feta dhe piqeni në zgarë. Vendoseni në sallatier ose pjatë servirje, shtoni dhe domatet e prera në dysh dhe qiqrat e ftohura tashmë.
Kriposini, shtoni dhe specin djegës të prer imët.
Bëni një marinaturë duke përzjerë kosin me mustardën dhe lëngun e limonit derisa të formohet një salcë e hollë.
Këtë salcë shtojeni sipër salltës, përzjeheni dhe shërbeheni me gjethe borziloku sipër.