Sallatë me peshk
Me përberes fare të thjeshtë kjo sallatë munde të quhet dhe një pjatë e vetme dhe dietike.
PERBERSIT:
fileto peshku shpat
domate
bishtaja të njoma
1 kuti me misra te zierë
kaperi
rigon
krip dhe piperi zi
lëng limoni
gjethe dafine
1 gotë uthull vere e bardhë
PERGATITJA:
Fillimishtë pastrojni peshkun nga lëkura e jashme dhe e vendosim të ziej në një enë me ujë te ftohtë.Shtojmë disa fleta dafine,krip dhe uthullën e bardhë.E lëm të ziej per rreth 10 minuta.Ndërkohe në një enë tjetër vendosim të ziej dhe bishtajat e njoma për 10 minuta në ujë me kripe.Kur të jen gati i i kullojm dhe i kalojme direktë ne ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën e tyre të gjelbër.Heqim peshkun nga zjarri dhe e presim në copa te mëdha.Kompozoni pjatën duke shtruar bishtajat e njoma,domatet e prera,misrin dhe kaperin.
Beni një perzierje me disa lugë vaj ulliri,lëngun e një limoni te shtrydhur,krip,piper të zi dhe pak rigon.Me këtë perzierje marinoni sallatën.
Shërbehet e ftohte.
Ju bëftë mirë 🙂