Sallatë me panxhar të kuq, kungull dhe djath të butë dhie
Për këtë recet duhet të falenderoj një ndjeksen time Klejdën qe ma solli në mend. Ngjan pak a shumë me recetën e sallatës së panxharit por këtu është shtuar dhe kungulli .
kungull
panxhar i kuq
kokrra shege
pak djath dhie i butë
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
pak kripë dhe piper i zi
uthull balsamike
Qëroni kungulli dhe priteni në copa të mëdha dhe vendoseni te një tavë me letër furre poshtë. Shtoni kripë, piper të zi dhe vaj ulliri dhe vendoseni të piqet në 180° deri kur të jet gati. Panxharin mbështilleni me një letër alumini dhe vendoseni dhe këtë të piqet bashkë me kungullin derisa të zbutet mirë. Kur të jet gati qërojeni nga lëkura dhe priteni në feta të holla. Vendoseni në një pjatë servirje dhe shtoni sipër pak kripë dhe piper, kungullin e pjekur, djathin e dhisë të shkërmoqur, kokrrat e shegës, vaj ulliri dhe uthull balsamike. Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂