Sallatë me panxhar, kungull dhe rukola
Një sallatë e thjeshtë që unë përgatis shpesh në këtë kohë për ta marrë me vete në shkollë. Të ngopë dhe mbi të gjitha është plot vitamina.
panxhar
kungull dimëror
një dorë rukola
pak djathë të bute dhie
kripë dhe piper i zi
vaj ulliri ekstra i virgjër
uthull balsamike
Qëroni kungullin dhe panxharin dhe vendosni të piqen në një tavë me letër furre poshtë ku do të shtoni pak kripë, piper të zi dhe vaj ulliri. Lërini të piqen sa të zbuten dhe të bëhet të ngrënshme.
Një një sallatier shtroni rukolën, djathin e dhisë, kripë, panxharin dhe kungullin të prer në copa të vogla, pak vaj ulliri dhe uthull balsamike. Përzijeni dhe është gati për ta konsumuar.
Ju bëftë mirë 🙂