Sallatë me panxhar
Sot një sallatë me panxhar të cilën e kam pasuruar me disa përbërës të tjerë për ti dhënë akoma më shumë shije panxharit.
panxhar i kuq
pak djathë dhie
miks farash (luledielli, susami, lini, etj )
pak vaj ulliri
pak kripë dhe piper i zi
pak uthull balsamike
pak kopër
Vendosni panxharin e qëruar të ziejë në ujë të bollshëm me pak kripë për 10 minuta. Lëreni të ftohet. Pastaj priteni në feta shumë të holla dhe kompozoni sallatën duke shtuar djathin e dhisë, farat, koperin e grirë imët dhe marinoni me kripë, piper të zi, vaj ulliri dhe uthull balsamike. Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂